Në ndeshjen miqësore të moshave mes Shqipërisë dhe Kosovës, futbollisti kuqezi Matia Huqi tregoi sportivitet të rrallë.
Gjyqtari akordoi një penallti të diskutueshme për ekipin shqiptar, por Huqi vendosi të mos e shënojë, duke i dhuruar topin portierit dardan.
Veprimi i Huqit u vlerësua gjerësisht si shembull i sportivitetit dhe fair-play-it në futboll.
Megjithatë, përpjekjet e kuqezinjve nuk mjaftuan, dhe ndeshja përfundoi me fitore minimale për Kosovën.
