Zbulohet ngjarje e rëndë në vend/ 35-vjeçari mbante peng në shtëpi 15-vjeçaren për lidhje intime

Një 33-vjeçar, i cili akuzohet se mbante me forcë në banesë një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe duke e penguar të largohej është vënë në pranga.

Në shtëpinë e tij u gjet një armë zjarri tip “Zastava” me silenciator si dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

I ndaluari është Enea Zeqiri, banues në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar. Hetimet paraprake dyshojnë se ai kishte krijuar një marrëdhënie intime me të miturën, duke e mbajtur atë në kushte presioni dhe izolimi.