Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e djeshme Podujevën, ku një 43-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Llapashticë.
Mediat vendase raportojnë se viktimë ka mbetur shtetasi Arif Spahiu, ndërsa si autor i dyshuar është identifikuar Arbër Havolli, 32 vjeç, i cili ndodhet ende në arrati.
Të dy po qëndronin në një automjet tip “Opel” kur nisën një debat, i cili përshkallëzoi në konflikt dhe përfundoi tragjikisht, pasi Havolli dyshohet se ka qëlluar me armë Spahiun duke i marrë jetën.
Policia e Kosovës ka nisur kontrolle të gjera në zonë dhe në banesën e autorit të dyshuar, por ende pa rezultat. Hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e plota të ngjarjes.
