Pamjet virale/ Cristiano Ronaldo godet tifozin që kërkoi foto me të (Video)

Një incident i pazakontë me Cristiano Ronaldon po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Në një video të publikuar online, shihet një tifoz që i afrohet futbollistit portugez për të bërë një foto, por situata përfundon keq.

Ronaldo, i cili ndodhej duke ecur me ekipin e tij, e shtyu tifozin duke e goditur lehtë me dorë për ta larguar.

Ngjarja ka bërë bujë në media dhe rrjete sociale, duke u komentuar gjerësisht për sjelljen e futbollistit.