Humbin jetën 16 politikanë në Gjermani para zgjedhjeve, ja çfarë dyshohet

Shtatë kandidatë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) kanë humbur jetën pak ditë para zgjedhjeve lokale në Nordrhein-Westfalen, duke ndezur debate të mëdha në vend.

AfD është e njohur për retorikën e saj të ashpër kundër emigracionit, sidomos nga vendet myslimane si Pakistani, Afganistani dhe Siria, duke kërkuar shtrëngim të azilit dhe deportime më të shpejta.

Pikërisht për këtë arsye, në rrjetet sociale janë shtuar dyshimet se vdekjet mund të lidhen me qëndrimet anti-emigracion të partisë, megjithëse autoritetet i kanë hedhur poshtë këto spekulime.

Sipas policisë, katër prej viktimave ishin kandidatë zyrtarë dhe tre të tjerë rezervistë. Shkaqet lidhen me probleme shëndetësore, një rast vetëvrasjeje dhe disa ende pa sqarime, por pa asnjë provë për ndërhyrje kriminale. Në total, gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë 16 kandidatë nga parti të ndryshme.

Megjithatë, figura të AfD-së si Alice Weidel kanë folur për një “anomali statistike”, duke shtuar dyshime në opinion publik, ndërsa të tjerë nga partia kanë bërë apel për të mos u ushqyer teori konspirative.