Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë.

Më 27 gusht 2025, në familjen Spahiu erdhi në jetë vogëlushja Freya, duke sjellë edhe më shumë gëzim dhe dashuri.

“Raideni u bë vëlla i madh! Me 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, ka shkruar Jona në Instagram, teksa publikoi fotot e para me të bijën.

Urimet dhe komentet e ndjera nga miq, kolegë dhe ndjekës nuk kanë munguar, duke i uruar vogëlushes jetë të gjatë dhe familjes mbarësi pa fund.