Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

Moderatorja e njohur Delinda Disha ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në MCN TV.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo shpjegoi se arsyeja e largimit lidhet me mospagesën e pagës së saj, ndërkohë që – sipas saj – kolegët e tjerë e kanë marrë shpërblimin për muajin prill.

Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill.” – shkruan Disha në postimin e parë që ndau në story.

Në një reagim tjetër, ajo akuzoi drejtoreshën e MCN, Marsida Karabollaj, se vonon pagesat për muaj të tërë dhe largon punonjës sipas dëshirës.

Ky eshte personi qe nuk i jep me muaj te tera rrogat dhe i shkarkon punonjesit e MCN-se kur dhe si i do qefi.

Ne vitin 2025 eshte e turpshme te mbash peng punonjesit me muaj te tere pa i paguar”, ka shkruar Disha, duke publikuar edhe një foto të Karabollajt.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime dhe diskutime në rrjet, ndërsa deri më tani MCN TV nuk ka dhënë asnjë prononcim zyrtar mbi situatën.