(Video) Mos e humbisni kërcimin viral të Luana Vjollcës me nënën e saj

Dy ditë më parë, Luana Vjollca festoi ditëlindjen mes surprizave të mëdha dhe urimeve të shumta nga miqtë e ndjekësit.

Që në mëngjes, ajo u befasua nga motra e saj, Marina, me 10 mijë trëndafila që mbushën gjithë ambientin e shtëpisë.

Pas pamjeve të para joshëse që ndau në rrjet, moderatorja publikoi mbrëmjen e djeshme një video të re, ku shfaqet duke kërcyer me nënën e saj.

Momenti u prit me entuziazëm nga ndjekësit dhe u shpërnda gjerësisht, duke marrë qindra komente pozitive.

Kërcimi i Luanës me nënën e saj është kthyer shpejt në një ndër videot më të komentuara të ditës, duke shtuar edhe më shumë atmosferën festive të ditëlindjes së saj.