Këngëtari i njohur Joz Marku ishte i ftuar në një festë familjare për të performuar, por një moment gjatë mbrëmjes është bërë viral në rrjet.
Teksa këndonte, një nga të pranishmit i dhuronte vazhdimisht para, gjë që e detyroi artistin të ndalonte për pak performancën dhe t’i kërkonte atij të mos vazhdonte më.
Pavarësisht kësaj, i ftuari nuk u ndal.
Sipas burimeve jozyrtare, gjatë asaj nate Joz Marku ka grumbulluar mbi 20 mijë euro.
