Moderatorja Luana Vjollca dhe ish-partneri i saj, biznesmeni Krenar Çoçaj, të cilët nuk folën publikisht për ndarjen, po komunikojnë me njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, Luana publikoi një foto të një shisheje vodka, të njëjtën që Krenari kishte shpërndarë më herët, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Mine” (i imi).
Ky veprim u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i koduar për ish-partnerin, i cili tashmë është në një lidhje me Endi Demnerin.
Vetëm disa orë më pas, Krenari reagoi me një “story” ku vendosi një këngë me tekstin: “Veprimet e tua po keqkuptohen, e di që tensioni po rritet, shumë njerëz të vdekur për mua, marrin ende frymë”.
Ky shkëmbim postimesh është parë nga fansat si një mënyrë e çiftit për të dërguar mesazhe pas ndarjes së tyre.
