Momenti emocionues kur djali i Bora Zemanit takohet me vëllain e tij (Foto)

DJ i njohur Vin Veli ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit, duke publikuar një foto ku djali i tij Arbor, që ka nga lidhja me Bora Zemanin, shihet duke takuar për herë të parë vëllain e tij të vogël.

Në mbishkrim, Vin shkroi thjesht “Vëllezërit”, shoqëruar me një emoji zemrash, gjë që preku ndjekësit e tij.

Vin dhe Bora janë ndarë rreth 8 vite më parë, por kanë ruajtur marrëdhënie korrekte për rritjen e Arborit.

Aktualisht, Bora vazhdon lidhjen me aktorin Donald Veshaj, ndërsa Vin është bërë baba për herë të dytë me partneren e tij, identitetin e së cilës nuk e ka bërë publik.

Momenti i postuar tregon për një lidhje të ngrohtë mes Arborit dhe vëllait të tij, duke marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat.