Miratohet vendimi: Shpërblim 1 deri në 3 paga mujore, këto janë kategoritë që e përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të efektivëve që u angazhuan në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

Sipas vendimit, ata do të marrin nga 1 deri në 3 paga mujore shtesë, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit.

Nga ky shpërblim përfitojnë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, shërbimet zjarrfikëse qendrore dhe vendore.

Për punonjësit që kanë qenë të angazhuar nga 1 deri në 7 ditë do të jepet një pagë mujore, për 8 deri në 15 ditë dy paga, ndërsa për më shumë se 16 ditë tre paga mujore.

Efekti financiar do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe të pushtetit vendor, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.