3 shenja të padiskutueshme se partneri/ja juaj po ju tradhton

Dyshimet për tradhti në një marrëdhënie shpesh lindin nga ndryshime të vogla në sjellje. Edhe pse asnjë shenjë nuk është 100% e sigurt, disa sinjale të qarta tregojnë se diçka nuk shkon.

Një nga shenjat më të zakonshme është ndryshimi i papritur në rutinë – partneri vonohet shpesh, jep justifikime të paqarta ose ka lëvizje që më parë nuk i bënte.

Shenja tjetër është distanca emocionale dhe mungesa e komunikimit. Nëse dikush që më parë ndaj me ju çdo detaj tani bëhet i ftohtë dhe i tërhequr, kjo mund të tregojë se vëmendjen e ka diku tjetër.

Së treti, kujdesi i tepruar për pamjen e jashtme. Nëse papritur fillon të vishet ndryshe, të kalojë shumë kohë para pasqyrës ose të blejë rroba të reja pa ndonjë arsye të qartë, kjo shpesh lidhet me përpjekjen për të impresionuar dikë tjetër.

Ekspertët theksojnë se këto shenja duhen parë së bashku dhe gjithmonë duhet të bisedohet hapur me partnerin përpara se të nxirren përfundime.