Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock”, ka habitur publikun me pamjen e tij krejtësisht ndryshe për filmin e ri biografik “The Smashing Machine”, ku luan legjendën e MMA-së, Mark Kerr.
Në Festivalin e Filmit në Venecia, 53-vjeçari u shfaq shumë më i dobët se zakonisht, duke humbur rreth 27 kilogramë për rolin.
Përveç ndryshimit fizik, aktori rrëfeu edhe një anë personale të jetës së tij.
Johnson tha se, ndonëse Mark Kerr ishte një person i ndjeshëm dhe i butë, ai nuk mund të frymëzohej nga i ati për këtë aspekt.
“Babai im nuk ishte frymëzim në lidhje me ndjeshmërinë. Ai ishte i pastrehë që në moshën 13-vjeçare dhe kapaciteti i tij për dashuri ishte shumë i kufizuar. Ky ishte njeriu që më rriti,” u shpreh Johnson.
Aktori kujtoi se ishte i distancuar nga i ati, Rocky ‘Soulman’ Johnson, në kohën e vdekjes së tij në vitin 2020, pas një sherri të madh në Krishtlindjen e vitit 2019.
Më vonë, ai shprehu keqardhje në një postim prekës, duke shkruar:
“Do të doja vetëm ta përqafoja edhe njëherë, t’i thosha se jemi mirë dhe se gjërat e tjera nuk kanë rëndësi kur ata ikin.”
Roli i ri i Johnson është pritur me entuziazëm dhe konsiderohet një nga interpretimet më autentike të tij deri tani.

