Pas ndarjes nga Limi, Alba Pollozhani kryen ndërhyrje në gjoks? Ja rezultati (Foto)

Pas eksperiencës në “Ferma VIP” dhe ndarjes nga Lim Hoti, Alba Pollozhani ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit.

Gjatë verës, ish-protagonistja e spektaklit është shfaqur më aktive dhe e lirë në jetën personale, por postimet e saj të reja kanë ngritur dyshime mes fansave për një ndërhyrje estetike.

Shumë prej tyre kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në gjoksin e saj, duke ndarë mendime të ndryshme: disa e kanë komplimentuar për pamjen e re, ndërsa të tjerë kanë shprehur se preferonin natyralitetin.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse Alba ka plane të reja profesionale apo do të zgjedhë një shkëputje pas eksperiencës intensive para kamerave.