Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se forcat e SHBA-së kanë goditur një anije të mbushur me drogë në jug të Karaibeve, pasi ajo ishte nisur nga Venezuela.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se anija drejtohej nga një “organizatë e shpallur narco-terroriste”, duke e cilësuar veprimin si një sulm vdekjeprurës.
Ky operacion vjen pasi Uashingtoni ka vendosur të zgjerojë praninë detare pranë Venezuelës për të frenuar kartelët e drogës në Amerikën Latine, megjithatë nuk ka sinjale për një ndërhyrje tokësore.
Në reagim, presidenti Nicolas Maduro ka urdhëruar vendosjen e trupave përgjatë bregdetit dhe kufirit me Kolumbinë, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në ushtritë civile.
