Dalin pamjet/ Momenti kur ish-partneri i merr jetën moderatores shtatzënë në prani të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rumani, ku Teodora Markou, 23 vjeç dhe shtatzënë në javën e 26-të, u vra me armë zjarri nga ish-partneri i saj, Robert Lupu, 49 vjeç.

Teodora Markou

Krimi ndodhi në prani të vajzës së vogël të viktimës, gjatë një feste për fëmijë.

Sipas mediave vendase, autori ka ndjekur viktimën deri te vendi i ngjarjes dhe më pas e ka qëlluar katër herë në gjoks dhe bark, përpara se të largohej me qetësi.

Autori i krimit, Robert Lupu

Kamera sigurie kanë regjistruar momentin e sulmit dhe largimin e autorit nga skena.

Teodora Markou ishte një figurë e njohur në Rumani pas pjesëmarrjes në formatin televiziv “Love Island”. Ajo kishte vendosur një urdhër-mbrojtjeje kundër Lupu-t që në vitin 2021, por kjo nuk mjaftoi për ta parandaluar tragjedinë.

Teodora Markou

Pas ngjarjes, autori u lokalizua nga policia në një kompleks banimi, ku, i rrethuar nga forcat e rendit, zgjodhi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë.

Në dëshmi të mëparshme, Markou kishte rrëfyer për marrëdhënien me Robert Lupu, e cila kishte nisur kur ajo ishte 14 vjeçe dhe ai 40. Ajo kishte deklaruar se u largua nga ai kur mësoi se Lupu kishte ende lidhje me ish-bashkëshorten.