Aktori Dwayne Johnson ka surprizuar publikun me transformimin e tij të madh fizik për filmin e ri biografik “The Smashing Machine”.
Johnson ka marrë përsipër të portretizojë luftëtarin e njohur të MMA-së, Mark Kerr, dhe për këtë rol është shfaqur dukshëm më i dobët dhe me pamje ndryshe nga ajo që fansat janë mësuar ta shohin.
Në Festivalin e Filmit në Venecia, ai u pa me prostetikë dhe paruke të zezë, që e bënin pothuajse të pazbueshëm. Mediat amerikane raportojnë se aktori ka humbur rreth 27 kilogramë për t’iu përshtatur rolit, duke ulur ndjeshëm masën muskulare.
Fotot e publikuara kanë marrë mijëra reagime në rrjetet sociale, ku fansat shprehen të habitur me ndryshimin e madh fizik të aktorit.

