Rama i fut “fshesën” qeverisë dhe shpalos emrat surprizë

Burime të ndryshme jozyrtare në rrjet bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke nënvizuar se në shtator pritet një riformatim i qeverisë.

Burimet theksojnë se gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me drejtues të lartë të partisë dhe kabinetit, Rama tha se qeveria aktuale do të pësojë transformime dhe disa ministra nuk do të jenë më pjesë e saj.

Ai theksoi se synimi është një frymë e re në drejtim, si dhe shmangia e çdo dyshimi mbi lidhjen e anëtarëve të kabinetit me çështje hetimore.

Ndryshimet pritet të prekin disa ministri kyçe, ndërsa emrat e rinj që do të marrin drejtimin e tyre do të bëhen publikë në javët në vijim.

Ky riformatim shihet si përgatitje për sesionin e ri parlamentar dhe përballjen me sfidat politike e ekonomike të qeverisë.