Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ka goditur Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin, duke shkaktuar viktima dhe mijëra të plagosur.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre fshatra në provincën Kunar janë shkatërruar plotësisht, ndërsa shumë të tjerë janë dëmtuar rëndë. Zyrtari provincial Najibullah Hanit raportoi për të paktën 600 të vdekur dhe mijëra të plagosur, duke paralajmëruar se bilanci mund të rritet.
Pamjet e publikuara tregojnë helikopterë që transportojnë të plagosurit, ndërsa banorët ndihmojnë ekipet e shpëtimit. Në provincën Khyber Pakhtunkhëa, pranë kufirit me Pakistanin, shumë shtëpi të ndërtuara me baltë dhe gurë janë shembur nga lëkundjet.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ndodhej 27 kilometra nga Jalalabad, në një thellësi fokale prej vetëm 8 kilometrash, çka e bëri goditjen edhe më të fuqishme. Autoritetet paralajmërojnë se kërkimet në rrënoja mund të zbulojnë më shumë viktima.
