Një 40-vjeçar shqiptar, i punësuar si recepsionist në një hotel, u arrestua në Bibione të Italisë me akuzat për akte të turpshme në publik dhe prodhim të materialeve pornografike me të mitur.
Arrestimi i tij erdhi pas një sërë denoncimesh nga prindër dhe pushues.
Sipas hetimeve të policisë, shqiptari fotografonte fëmijët ndërsa ishin në tualetet e plazhit dhe më pas i ruante fotot në telefonin e tij, bashkë me imazhe të tjera pedo-pornografike. Ai nuk hezitonte të kryente akte të turpshme edhe përpara kamerës.
Operacioni i policisë u krye pas dëshmive të shumta. Policia ka kërkuar nga pushuesit dhe personeli i plazhit që të jenë sa më të vëmendshëm dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë. Pas arrestimit, Prokuroria e Pordenones vendosi ta lërë shqiptarin në burg.
