Aksidentohet me makinë Mevlan Shaba, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Këngëtari i njohur Mevlan Shaba ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga një aksident që ka pësuar së fundmi.

Në fotografi shihet makina e tij luksoze me dëmtime të dukshme në pjesën e përparme, ndërsa krahas imazhit ai ka shkruar: “Aksident! Kush na ka mallku”.

Fatmirësisht, artisti ka shpëtuar pa lëndime, duke qetësuar kështu fansat e tij pas shqetësimit që ngjalli lajmi.