Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka festuar sot 59-vjetorin e lindjes, duke ndarë një mesazh emocional për të birin, Luke, në rrjetet sociale.
Artistja shkruan se dëshira e saj më e madhe do të ishte një urim i thjeshtë nga djali, por distanca mes tyre ia bën këtë ditë të dhimbshme.
Ajo shprehet se, pavarësisht gjithçkaje, dashuria e saj për Luke mbetet e pandryshuar.
“Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, ka shkruar Simaku në postimin e saj.
Mesazhi i saj i ndjerë ka prekur ndjekësit, duke sjellë reagime të shumta dhe urime për ditëlindjen e artistes.
