Stuhia e fortë që përfshiu vendin tonë ditën e sotme ka sjellë situata të rrezikshme për qytetarët, duke shkaktuar dëmtime dhe panik në disa qytete, kryesisht në Tiranë.
Një prej momenteve më dramatike u regjistrua nga një kamerë, ku një objekt i shkëputur nga era e fuqishme, ra nga një pallat dhe për pak sa nuk goditi një motorist që po kalonte në rrugë.
Pamjet tregojnë momentin kur objekti përplaset në tokë vetëm pak larg tij. Përveç këtij rasti, stuhia ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturë, përmbytje në disa lagje dhe ka dërguar dhjetëra persona në spital, pasi janë goditur nga objekte të hedhura në ajër nga era e fortë.
Ngjarja ka tronditur qytetarët, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
