Pas tragjedisë që goditi familjen Dhimaku në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, një rreze shprese vjen për vëllain e tyre të mitur, Islin.
Ai është dërguar për mjekim në spitalin “Bambino Gesu” në Romë, për të nisur trajtimin e një sëmundjeje të rëndë që po përjeton.
Lajmi u bë i ditur nga hoxha Elvis Naçi, i cili iu përgjigj thirrjes së prindërve për ndihmë, duke u angazhuar që djali të transportohej drejt Italisë.
Naçi ndau edhe një foto nga spitali, ku i mituri tashmë ka nisur analizat dhe trajtimet për gjendjen e tij shëndetësore.
“Amaneti u krye! Isli, vëllai i dy motrave që humben jetën nga aksidenti, arriti në spitalin Bambino Gesu në Romë bashkë me nënën. Shpresat janë të mëdha qe Isli i vogël te sherohet. Ai tani po fillon kurimin e një sëmundjeje të vështirë, por ne të gjithe lutemi për djalin e vogël qe te kthehet i shëruar ne shtëpi. O Zot, shëroje Islin, jepu mjekëve sukses, ktheje atë të shëruar plotësisht tek nëna dhe baba,” shkruan Naçi.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit në aksin rrugor Sarandë-Delvine, ku humbën jetën dy motrat, 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20-vjeçarja Rozina Dhimaku.
Elvisa ishte ne timon, ndërsa në automjet ndodheshin edhe motra e saj dhe një shoqe,
24-vjeçarja Antonela Zhupa, e vetmja qe mbijetoi pas perplasjes së rëndë.
Sipas të dhenave zyrtare, aksidenti eshtë shkaktuar nga
23-vjeçari Kevi Norra, i cili punon si specialist në Ministrine e Brendshme. Ai rezultoi se kishte konsumuar alkool dhe në momentin e aksidentit po kryente një parakalim te gabuar, duke e perplasur automjetin tip
“Audi” koke më kokë me makinën “Lancia” ku ndodheshin vajzat.
Norra u arrestua ne vendngjarje dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Familja Dhimaku, e goditur rëndë nga humbja e dy vajzave, tashmë po përballet me një tjetër betejë: shpëtimin e të vetmit djalë të familjes.

