Lacoste ka bërë një ndryshim të pazakontë në logon e saj ikonike, duke e zëvendësuar përkohësisht krokodilin me një dhí në një koleksion të ri të limituar kushtuar Novak Djokovic.
Ky veprim vjen si një tribut për statusin e tenistit si “GOAT” – akronim i shprehjes “Greatest of All Time” (më i madhi i të gjitha kohërave) – pak ditë para paraqitjes së tij në US Open, ku synon titullin e 35-të Grand Slam.
Djokovic është sponsorizuar nga Lacoste që prej vitit 2017 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar 12 nga titujt e tij më të mëdhenj. Kompania prezantoi linjën e re përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Nga një 🐊 te 🐐”.
“Transformimi i krokodilit tonë në GOAT për të nderuar Novak Djokovic ishte një zgjedhje e natyrshme. Përveç lojtarit të jashtëzakonshëm, vlerat dhe mentaliteti i tij kanë ndihmuar në forcimin e identitetit të markës sonë,” u shpreh CEO i Lacoste, Thierry Guibert.
Fansat kanë reaguar pozitivisht ndaj koleksionit, duke e quajtur një mënyrë elegante për të përshëndetur lojtarin që prej më shumë se një dekade është pjesë kyçe e imazhit të Lacoste.

