Tre javë para, 36 vjeçarja e shpëtoi nga vetvrasja bashkëshortin

Vetëm tri javë para se te vritej nga bashkëshorti i saj, Marjola Nakoleci kishte shpëtuar jetën e tij duke e ndaluar nga një tentativë vetëvarjeje.

Ky detaj eshtë bërë i ditur nga motrat e viktimës, të cilat thonë se 36-vjeçarja prej kohësh ishte nën dhunë sistematike dhe presion te vazhdueshëm.

Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit ka mbërritur në Korçë, ku sot do të zhvillohet ceremonia mortore.

Familjarët janë në gjendje të rënduar emocionale dhe kanë refuzuar kontaktet me median, ndërsa vajza e madhe e viktimës ka deklaruar se ka mohuar babain e saj dhe do te marrë hak per gjakun e nënës.

Sipas deshmive te familjarëve, Pandeli Nakoleci ushtronte dhunë të vazhdueshme, e akuzonte gruan për tradhti dhe shpeshherë e detyronte te kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me qellim per ta mbajtur te lidhur permes një shtatzënie.

Vetëm një muaj më parë, gjinekologu i kishte vendosur Marjolës masa parandaluese shtatzënie.

36-vjeçarja, nënë e katër femijëve, sot do te percillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjes dhe komunitetit.