Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Jori Delli, ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory arsyen e mungesës së saj në rrjetet sociale ditët e fundit.
Modelja tregoi se babai i saj, gjatë një vizite në Shqipëri, pësoi një infarkt dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Vlorës, ku sipas saj nuk mori kujdesin e duhur.
Ajo shtoi se më pas u transferua në Tiranë, ku iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në QSUT.
Jori shprehu mirënjohje për stafin mjekësor në kryeqytet, ndërsa bëri thirrje që shteti shqiptar të investojë më shumë në shëndetësi, duke theksuar se jeta e qytetarëve duhet të vihet mbi gjithçka tjetër.
Delli mbylli mesazhin e saj duke falënderuar mjekët që i shpëtuan jetën të atit
