Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

Ylli Limani ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në “Mad Summer Club” në Shkodër, për shkak të ndërhyrjes së policisë, duke krijuar shqetësim tek fansat.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari falenderoi publikun për mbështetjen, duke sqaruar se ishte hera e dytë që autoritetet prishën realizimin e eventit.

“Shkodër. Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon.”

Limani nuk dha detaje shtesë për arsyet e anulimit, duke lënë hapësirë për spekulime, por premtoi rikthimin e tij në Shkodër shumë shpejt.

Koncertet e tij të mëparshme kanë mbledhur mijëra fansa, dhe ndërprerja e dy eventeve radhazi ka shkaktuar zhgënjim tek publiku.