Përleshje e dhunshme mes dy familjeve shqiptare në Itali, plagosen 6 persona

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në Itali mes dy familjeve shqiptare, duke lënë pas disa të plagosur dhe duke çuar në arrestimin e të gjithë të përfshirëve.

Ngjarja është regjistruar në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, ku për arsye ende të paqarta, por të konsideruara si “motive të dobëta”, anëtarët e dy familjeve janë konfliktuar fizikisht.

Sipas mediave italiane, bilanci i sherrit është i rëndë: në total janë arrestuar gjashtë burra, të gjithë të përfshirë në përleshje. Pesë prej tyre, të moshës nga 27 deri në 66-vjeç, kanë përfunduar në spital. Tre prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda, me prognozë rreth 30 ditë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Gjykata italiane ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të gjashtë personat e përfshirë në sherr.