Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë në prag të dasmës së tyre, por mediat spanjolle raportojnë për një marrëveshje paramartesore që ka tërhequr vëmendjen për shifrat e larta që përfshin.
Sipas thashethemeve, në rast ndarjeje, Georgina do të përfitonte një ndihmë mujore prej 121 mijë dollarësh, prona në Madrid dhe Lisbonë me vlerë 5.6 milionë dollarë, si dhe një pension të përjetshëm prej rreth 110 mijë dollarësh në muaj.
Për fëmijët, parashikohet një shumë prej 500 mijë dollarësh çdo muaj për të ruajtur stilin e tyre të jetesës.
Marrëveshja dyshohet të përfshijë gjithashtu 2 milionë dollarë në vit për shpenzime personale, dy makina luksoze, pushime të mbuluara dhe udhëtime private me avion.
As Ronaldo dhe as Georgina nuk e kanë konfirmuar ekzistencën e këtij dokumenti, por spekulimet kanë ndezur debatin në media dhe rrjete sociale, duke e cilësuar këtë si një nga martesat më të shtrenjta në botën e futbollit.
