Tragjike/ Ndërron jetë djali i porsalindur i reperit shqiptar

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë lajmin e hidhur se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai tha se ky duhej të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të të voglit, por fatkeqësisht familja e tij po përballet me një humbje të madhe.

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkroi ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin.

Marin u shpreh se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij, Alba, por po mundohen të gjejnë forcë falë dashurisë së ndërsjellë dhe mbështetjes së miqve e familjarëve. Ai falënderoi publikisht të gjithë ata që u janë gjendur pranë.

Marin dhe partnerja e tij Alba janë gjithashtu prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina.