Ligji i ri ndalon mallrat false në Shqipëri, ja ç’duhet të dini!

Shqipëria ka miratuar një ligj të ri që ndalon hyrjen dhe qarkullimin e produkteve të falsifikuara, duke përfshirë edhe artikujt që gjenden në bagazhet e udhëtarëve kur kalojnë limitet duty free.

Ligji parashikon mbrojtje të posaçme për markat me reputacion të lartë dhe u jep të drejtë pronarëve të tyre të ndalojnë jo vetëm shitjen, por edhe përdorimin e paketimit të rremë.

Vendimi vjen pas sekuestrimit të mbi 40 mijë artikujve “fake” gjatë vitit 2024, në një treg ku Shqipëria është krahasuar shpesh me “Turqinë e dytë” për imitimet e markave të luksit si Louis Vuitton, Prada, Dior dhe Dolce&Gabbana.

Autoritetet theksojnë se masa synon të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të frenojë tregtinë e mallrave të falsifikuara në vend