Një video e bërë virale në rrjetet sociale, ku një dhëndër shihej duke i vendosur para në ballë të fejuarës gjatë propozimit, ka shkaktuar reagime të shumta dhe kritika ndaj tij.
Pjesa më e madhe e komentuesve e cilësuan gjestin si të papërshtatshëm e madje të dhunshëm, por këtë herë ka reaguar vetë nusja, duke sqaruar se gjithçka ishte shaka mes tyre.
Në një postim në rrjet, ajo shkroi se i fejuari është një person i dashur dhe i qetë, i cili po e përjeton shumë keq situatën e komenteve negative.
“Ai nuk është i dhunshëm, është personi më i mirë me të cilin ndihem e qetë. E gjithë kjo që u pa ishte shaka mes nesh, nuk kishte asnjë qëllim negativ”, theksoi ajo.
Nusja bëri thirrje që komentet e padrejta të ndalen, duke shtuar se nuk dëshiron që partneri i saj të gjykohet gabimisht për një veprim të keqkuptuar.
