34-vjeçarja i merr jetën burrit dhe dy fëmijëve, më pas i jep fund jetës së saj

Autoritetet në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara kanë zbuluar një ngjarje të rëndë, ku një 34-vjeçare dyshohet se vrau burrin dhe dy fëmijët e saj të mitur përpara se të vetëvritej.

Sipas të dhënave paraprake, Emily Long ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, i cili vuante nga një sëmundje serioze, si dhe dy fëmijët, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç. Më pas ajo i dha fund jetës duke qëlluar veten.

Në banesë është gjetur i gjallë fëmija i tretë i çiftit, një 3-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e familjarëve. Hetimet tregojnë se viktimat janë qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Në ditët para ngjarjes, Emily kishte shprehur në rrjetet sociale vështirësitë që po kalonte familja për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.