Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Texas, ku një çift influencerash kanë shpëtuar paq nga përplasja e një makine me xhamin e një lokali ku ata ishin duke drekuar.
Nina Santiago dhe i dashuri i saj Patrick Blackwood, po filmonin një video duke shijuar ushqimin dhe më pas do ta publikonin në rrjetet sociale. Por kamera e tyre filmoi një moment që ata asnjëherë nuk do ta kishin menduar.
Një automjet tip SUV i cili po udhëtonte me shpejtësi 35-40 mhp goditi xhamin e lokalit dhe më pas tavolinën e tyre. Të dy u ngritën menjëherë nga tavolina e tyre duke u larguar për t’i shpëtuar aksidentit.
Në pamje duket se si Patrick i panikosur ngrihet menjëherë për të ndihmuar Ninën. Të dy kanë marrë çarje nga ciflat e xhamave.
Pavarësisht gjithëçkaje, ata e postuan videon në YouTube duke e cilësuar këtë ngjarje si një përvojë që u ndryshoi jetën. “Kjo eksperiencë na bëri të kuptojmë sa e çmuar është jeta,” shkruan ata.
