Putin “falenderon” Trumpin dhe lëshon sulm masiv mbi Ukrainë

Ushtria ajrore e Ukrainës njoftoi se Rusia lëshoi gjatë natës 270 dronë dhe 10 raketa, në një nga sulmet më të mëdha të këtij muaji.

Shpërthime u dëgjuan në qytetin e Kremenchukut, ndërsa edhe qytete më pranë vijës së frontit ishin në rrezik nga goditjet.

Sipas autoriteteve ukrainase, mbrojtja ajrore rrëzoi 230 dronë dhe gjashtë raketa, por megjithatë sulmet prekën 16 zona të ndryshme.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës konfirmoi se një pjesë e infrastrukturës energjetike u dëmtua nga goditjet.

Sulmi erdhi disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë dhe me Donald Trump.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pranoi se ka kryer një sulm mbi një rafineri nafte, duke thënë se ajo furnizonte me karburant forcat e armatosura ukrainase.