Gjesti, i komentuar së fundmi në media dhe rrjete sociale, ka reaguar përmes disa videove të postuara në Instagram Story.
Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që dikur i quante shokë.
“Kohëve të fundit më kanë quajtur ‘rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues’. Por këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë,” tha ai.
Më tej shtoi: “Unë kam dy-tre shokë dhe ata nuk më hidhërohen për gjëra të kota. Shokëve të mi nuk ua fus, u ndihmoj dhe më ndihmojnë, nuk dalin nëpër portale për të bërë lajme e as nuk prishen me mua pse ua heku follow-in.”
Gjesti u ndal edhe te periudha kur ishte pjesë e “Big Brother”.
“Kam pasur mundësi t’i përmend emrat e disa njerëzve dhe t’u shkatërroja jetën private përmes asaj që dija për ta, por nuk e bëra kurrë. Nuk e kam pasur kurrë qëllim të përmend emra. Gjithmonë kam folur vetëm për jetën time, për atë që unë kam përjetuar,” u shpreh ai, duke mohuar se ka përdorur emrat e të tjerëve për vëmendje.
Ai kujtoi edhe periudha të vështira të jetës së tij: “Në momente kur kam kaluar depresion dhe nuk kam pasur as bukë për të ngrënë, shumë prej atyre që sot flasin për mua nuk kanë qenë pranë.”
Në fund, Gjesti u shpreh i prerë: “Nuk dua të flas për jetën private. Dua që të mbetet e tillë. Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime.”
