Video/ Një person vritet gjatë transmetimit LIVE në Facebook

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago, ku një burrë u vra gjatë një transmetimi “live” në Facebook. Viktima është identifikuar si Kevin Watson, baba i një djali 7-vjeçar.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 14 gusht, rreth orës 18:14 me orën lokale, në West Madison Street në South Austin.

Sipas policisë së Çikagos, një automjet iu afrua makinës ku ndodhej Watson dhe një person hapi zjarr ndaj tij. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagës së rëndë në kraharor.

Mediat amerikane raportojnë se gjithçka u filmua në kohë reale, pasi Watson kishte nisur transmetimin drejtpërdrejt pas daljes nga një dyqan pijesh. Një mik i afërt i tij, Alvin Jackson, dëshmoi se kishte parë Watson duke folur me një person para se të hipte në makinë.

“Ai po shkonte drejt makinës, por personi e ndoqi nga pas dhe i drejtoi armën. Ai tentoi të përleshej për armën, por ajo u shkrep,” tha Jackson për ABC 7 Chicago.

Në vendngjarje u gjet edhe një varëse me mbishkrimin “Tugg”, e cila i përkiste Watson dhe tashmë është pjesë e hetimeve. Deri tani policia nuk ka dhënë detaje mbi autorin dhe nuk janë bërë arrestime.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë në opinionin publik amerikan, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.