Një video e publikuar nga një vloger italian është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur mijëra reagime dhe komente.
Në pamjet e shpërndara, vlogeri Lugi Sica tregon një moment të filmuar nga kamera e sigurisë në dhomën e gjumit, ku duket sikur kukulla “Labubu” ndizet vetë dhe më pas rrëzohet, ndërsa ai dhe familja e tij janë duke fjetur.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë mijëra shikime dhe komente. Shumë përdorues kanë shprehur habinë dhe kureshtjen e tyre, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë një montazh apo efekt i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen.
Në përshkrimin e videos, vlogeri italian shkruan: “Kamera e sigurisë zbulon një Labubu të pushtuar nga djalli
