Ngjarje e pazakontë: “Gruaja ime më tha të ndaloja makinën – pastaj lindi”

Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku një baba u detyrua të ndihmonte partneren e tij të sillte në jetë vajzën e tyre në makinë, gjatë rrugës për në spital.

Kelsey-t i nisën dhimbjet e para rreth orës 02:30 të mëngjesit dhe së bashku me partnerin e saj, Tony Donnelly, vendosën të niseshin menjëherë drejt spitalit. Por rruga ishte e gjatë, ndërsa foshnja nuk priti. Vetëm pak minuta pasi hipën në makinë, gruaja kuptoi se lindja kishte filluar.

Tony ndaloi automjetin anës rrugës dhe telefonoi shërbimet e emergjencës. Duke ndjekur udhëzimet e operatorit, ai ndihmoi partneren të sillte në jetë foshnjën. Pak minuta më vonë, vogëlushja Jessie erdhi në jetë dhe qau menjëherë pas ndërhyrjes së të atit.

Pak më pas mbërriti stafi mjekësor, të cilët kryen procedurat mjekësore dhe i shoqëruan në spital. Nëna dhe foshnja, që gëzojnë shëndet të plotë, u lanë të ktheheshin në shtëpi që në mesditë.

Mjekët vlerësuan reagimin e qetë dhe të saktë të babait në një situatë kaq të papritur.