Shpat Kasapi për sherrin në dasmë: “U vonova pak. Nuk më dhanë lekët” — Flet edhe për postimin ironizues të Selvijes

Disa ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtari Shpat Kasapi u dhunua në një dasmë ku ishte ftuar për të kënduar.

Shkak për sherrin e përfolur thuhet se u bë vonesa e tij.

Për të sqaruar situatën ka folur vetë Shpat Kasapi në një intervistë për “Prive”.

Unë u vonova pak në dasëm. Jam shumë i sinqertë. Jam nis pak me vonesë sepse ka pas shumë kolona atë natë. Edhe kur kam mbërrit dasmori më ka thënë “Shpat je vonuar pak por këndo”. Unë thash do këndoj ma shumë tash sepse jam vonuar, s’kam çka bëj, edhe ai ishte pak i agravum, normal. Në fund dasmës ishte puna e pagesës, ai tha Shpat s’ke kënduar sa duhet s’do e marrësh pagesën. Unë pak u agravova, ata agravun, u bë një debat i vogël dhe kaq ka qenë. Asnjë smë ka prekur”, tregoi Shpati.

Më tej ai foli edhe për Selvije Jaon, duke konfirmuar njëherë e mirë ndarjen. “Bëhemi bashkë vetëm për djalin”, tha ai mes të tjerash.