Reagon Aleksia Peleshi pasi u tha se heq të brendshmet në mes të rrugës (Video)

Ditët e fundit, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku pretendohet se Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit, heq të brendshmet në mes të rrugës dhe i vendos rreth kokës.

Pas përhapjes së shpejtë të videos, Aleksia Peleshi reagoi publikisht duke mohuar kategorikisht se është ajo vajza në pamje.

Në komentin e saj, të lënë direkt nën videon e publikuar në një llogari në Instagram, ajo shkroi:

“Heren tjetër të paktën gjeni ndonjë që më ngjan që ta bëni më të besueshme, se latë nam.”

Reagimi i Aleksia Peleshit erdhi menjëherë pas valës së diskutimeve online, duke theksuar se pamjet nuk kanë asnjë lidhje me të.