Zbulohet arsyeja e sherrit që çoi në vdekjen e 14-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë me vrasjen e një 14-vjeçari ka tronditur dje Maliqin dhe opinionin publik.

Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur në një lokal të fshatit, ku dy adoleshentët kanë hyrë fillimisht në një debat verbal.

Tensioni ka arritur kulmin kur njëri prej tyre e ka pyetur tjetrin “Pse më shikon?”, duke ndezur një konflikt që përfundoi me përdorimin e një thike nga njëri prej të rinjve.

Autoritetet bëjnë me dije se mes tyre ka pasur edhe më parë përplasje, me një histori konflikti që daton rreth një vit më parë.

Përplasja e djeshme rezultoi fatale, pasi pas goditjes me thikë, viktima u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arrestuar tetë persona, përfshirë prindër dhe të afërm të autorit të dyshuar, të cilët akuzohen për fshehjen e mjetit të krimit dhe pengimin e hetimeve.