Sot, në bazën Joint Base Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska, u zhvillua një takim me rëndësi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Takimi nisi me një përshëndetje të gjatë në tapetin e kuq, ndërsa mbi ta fluturuan avionë ushtarakë të fuqishëm amerikanë.
Gjatë momentit ku dy liderët u përshëndetën, mbi kokën e Putinit kaloi një bombardues B-2 Spirit, i shoqëruar nga katër avionë luftarakë F-35, ndërsa F-22 ishin vendosur rreth tapetit të kuq si pjesë e skenografisë mbresëlënëse të ngjarjes.
Rëndësia e kësaj ngjarjeje qëndron në përpjekjen për të negociuar një armëpushim në Ukrainë, mes tensioneve të vazhdueshme dhe të gjitha sytë drejtuar nga Ukraina dhe Europë.
