Arbenita Ismajli ka reaguar pas raportimeve në media për një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj saj, që sipas burimeve lidhet me mosrespektimin e një vendimi gjyqësor.
Emri i saj është përmendur gjerësisht në portalet online gjatë orëve të fundit, por modelja ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të dhënë sinjalin e saj publik.
Në një video të publikuar nga makina, me një këngë të Rihannës në sfond, ajo ka ndarë një detaj personal, pa e lidhur me zhvillimin e lajmit.
“E di çdo tekst këngësh të Rihannës fjalë për fjalë,” ka shkruar Arbenita, duke mos komentuar drejtpërdrejt mbi akuzat apo procedurat ligjore që përmenden në media.

