Reagon Shpat Kasapi pas sherrit në dasmë: Ja çfarë ndodhi

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një dasmë në fshatin Shkabaj, ku ai dhe vëllai i tij u përfshinë në një konflikt fizik me disa persona, mes tyre edhe dhëndri.

Përmes një reagimi publik, Kasapi ka sqaruar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ngjarja nuk duhet të marrë përmasa të ekzagjeruara.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” ka thënë ai.

Policia ka bërë të ditur se për ngjarjen janë arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e konfliktit.