Dje në liqenin e Pogradecit, një vajzë ka denoncuar një të moshuar që po përdorte telefonin për të fotografuar dhe filmuar fshehurazi vajza që po pushonin në zonë.
Sipas dëshmisë së saj, ai filmonte pjesët intime të trupit të tyre dhe i dërgonte imazhet jashtë vendit, të shoqëruara me emoji me përmbajtje erotike.
Personi i identifikuar është Gjergj Dodaj, nga Mirdita, i martuar dhe baba, me banim në Belgjikë.
Ai punon si profesor i frëngjishtes dhe përkthyes i betuar në Bruksel, ku jeton prej vitit 1997.
Më herët ka studiuar në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer stazh në Francë. Veprimet e tij janë denoncuar publikisht si të papranueshme.


