Po kryenin marrëdhënie, lëvizjet rrëzojnë makinën nga shkëmbi – humb jetën çifti

Një çift në Brazil ka humbur jetën pasi automjeti i tyre ra nga një shkëmb në qytetin Venda Nova do Imigrante.

Viktimat janë identifikuar si Adriana Ribeiro, 42 vjeç, dhe partneri i saj, Marcone Cardozo, 26 vjeç.

Sipas autoriteteve, dyshohet se gjatë kohës që ndodheshin të parkuar në një pikë panoramike, lëvizjet brenda automjetit bënë që makina të rrëshqiste, pavarësisht frenës së dorës së aktivizuar. Automjeti ra rreth 100 metra, duke u përplasur me një shkëmb.

Trupat e viktimave u gjetën të zhveshur në rrëzë të malit, ndërsa dëshmitarë lokalë raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë gjatë natës. Detektivi Alberto Roque Perez tha se nuk ka prova për ngjarje kriminale dhe se aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga vetë lëvizja e automjetit.

Zjarrfikësit gjetën trupin e burrit pranë vendit të përplasjes, ndërsa për trupin e gruas u desh të hapnin një rrugë nëpërmjet bimësisë së dendur për shkak të terrenit të pjerrët. Zona ku ndodhi ngjarja është e njohur për shkëmbinjtë e lartë dhe pyllin e dendur në fund të tyre.