Drejtori Proda merr këtë vendim ndaj policit që shpëtoi 3 jetë njerëzish

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar Inspektor Klajdi Mustajn për ndërhyrjen e tij në shpëtimin e tre qytetarëve pas një aksidenti në aksin Levan–Fier.

Për aktin e guximit dhe përkushtimit në shërbim të jetës së njerëzve, Mustaj u nderua me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”.

Në fjalën e tij, Proda tha se veprimi i Mustajt përfaqëson misionin e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar guximin dhe reagimin e tij si shembull frymëzues për trupën policore.

Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, pasi përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ai ka mbaruar studimet bachelor për Shkencat Juridike dhe aktualisht ndjek programin e masterit.